Bota

Turqia denoncon sulmin mbi statujën e Ataturkut në SHBA

Turqia denoncoi sot sulmin që kishte për shënjestër themeluesin e shtetit Mustafa Kemal Ataturk në SHBA.

Lidhur me sulmin e fundit mbi statujën e Ataturkut përpara rezidencës së ambasadës së Turqisë në Washington, zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme Hami Aksoy tha se “akte të tilla të shëmtuara nuk mund të hedhin hije” mbi historinë e lavdishme të vendit dhe kujtimet për udhëheqësin Ataturk.

“Për të filluar një hetim mbi autorët e këtij veprimi mizor, Ambasada jonë në Washington ndërmori nisma të nevojshme me autoritetet amerikane”, tha Aksoy në një deklaratë të shkruar.

Sulmi që kishte si synim statujën prej bronzi të Atatürkut ndodhi në kryeqytetin amerikan më 25 qershor.

OPINIONE

INTERVISTA