Bota

Turqia dhe Irani të vendosur për vazhdimin e operacioneve kundër grupeve terroriste

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Turqisë , Muhterem Ince dhe homologu i tij iranian, Huseyin Zulfikari zhvilluan një bisedë telefonike në lidhje me operacionet e njëkohshme dhe të koordinuara të filluara më 18 mars në kufirin mes dy vendeve.

Sipas komunikatës së bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ince dhe Zulfikari gjatë bisedës telefonike shprehën kënaqësinë nga pika e arritur në lidhje me vënien në jetë të marrëveshjes për ndërmarrjen e operacioneve të njëkohshme ndaj kriminelëve dhe grupeve terroriste, të cilat prishin sigurinë e Turqisë dhe Iranit.

Gjatë bisedës u vu theksi në rëndësinë që ka bashkëpunimi në luftën kundër grupeve terroriste dhe të kontrabandistëve të narkotikëve për paqen dhe sigurinë e popujve të të dyja vendeve.

Gjithashtu gjatë bisedës telefonike të zhvilluar të mërkurën mes komandantit të Xhandarmerisë, gjeneralarmate, Arif Çetin dhe komandantit të Gardës Kufitare të Iranit, gjeneralbrigade, Kasim Rizai në lidhje me operacionet e njëkohshme dhe të koordinuara dhe u dakorduan për vazhdimin edhe për një kohë me operacionet në fjalë.

Në mes tjerash u vu theksi në vendosmërinë e Turqisë dhe Republikës Islame të Iranit për vazhdimin e luftës kundër organizatës separatiste terroriste PKK/PJAK./ trt

OPINIONE