Turqia dhe Rusia formuan fondin e përbashkët të investimeve

Turqia dhe Rusia formuan Fondin e Përbashkët të Investimeve (RTIF) me vëllim 900 milionë euro.

Fondi i përbashkët turko-rus në fazën e parë do të investojë 200 milionë euro.

Palët u fokusuan në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të dyja vendet në sektorët primarë si në atë të teknologjisë, shëndetësisë dhe infrastrukturës.

Kreu i Fondit të Investimeve të Drejtpërdrejta të Rusisë, Kiril Dmitriyev njoftoi formimin e një fondi të përbashkët mes Turqisë dhe Rusisë me vëllim 900 milionë euro.

Në prononcimin e tij në interes të gazetarëve Dmitriyev tha se “Kemi punuar për një kohë të gjatë mbi këtë fond, në këtë kuadër u zhvilluan takime të shumta në fund të të cilave e formuam fondin fjalë. Vëllimi i përgjithshëm i fondit është 900 milionë euro”.

Ai shtoi se ky fond është shumë i rëndësishëm për përshpejtimin e investimeve në dy vendet.

Ndërkaq sipas komunikatës së bërë nga Fondi Sovran i Pasurisë së Turqisë (TVF) vendimi u nënshkrua të hënë gjatë vizitës që Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e realizoi në Rusi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne