Turqia dhe sprova e Islamit me arabët

nga Yusuf Kaplan.

Ardhja e Islamit është një moment historik në historinë e njerëzimit. Në gjysmën e parë të shekullit, Islami u përhap në Kinë, Paqësor, në gadishullin Iberik, në brigjet e Atlantikut dhe deri në Perëndim. Kjo është një ngjarje që nuk ishte parë asnjëherë në historinë e njerëzimit. Filozofët e historisë e kanë të vështirë ta shpjegojnë se si Islami u përhap “me shpejtësinë e rrufesë”.

Dielli i Islamit

Mendoni këtë: Që nga momenti lindjes së tij, Islami e mbizotëroi qytetërimin spektakolar kinez tre mijëvjeçar, civilizimin indian dy mijëvjeçar, civilizimin romak dhe kishën, dhe i la ata të gjithë në hije.

Thirrja profetike kishte ndërtuar dhe ngritur një periudhë të shenjtë profetike. Ky zell profetik, gjithmonë do dukej i freskët dhe i ri dhe do ti pasuronte të gjitha kohërat, të gjitha moshat dhe të gjitha rrugëtimet e qytetërimeve. Ai do ti ushqente të gjitha qytetërimet përpara dhe pas tij, ndërsa vetë do të lulëzonte në të gjitha drejtimet. Duke i parë eksperiencat e njerëzimit përmes filtrit të zbulesës, ai do të bënte një transformim të madh dhe do t’ia paraqiste atë njerëzimit nën dritën e qytetërimit të së vërtetës.

Lindja e Islamit u bë lindja e një dielli që do të ngrohte njerëzimin dhe do të ndriçonte botën.

Arabët e arritën marshimin e civilizimit Islam përmes arabishtes, gjuhës së Kur’anit, përmes sahabëve, shokëve të drejtë të Profetit Muhamed. Andaluzia muslimane dhe Sicilia e ndriçuan Evropën. Pishtari i së vërtetës i vendosur në Gadishullin Arabik rrezatonte përgjatë gjithë rrugës për në Indi, Turkistan dhe Kinë. Në momentin që sulmet mongole dhe kryqëzatat gati sa nuk e shkatërruan botën muslimane, turqit pranojnë Islamin.

Ardhja e turqve

Pranimi i Islamit nga Turqit ishte një moment historik për historinë botërore. Kjo e ndryshoi rrjedhën e historisë së muslimanëve dhe të botës.

Turqit, arabët dhe kurdët i rezistuan të bashkuar së bashku sulmeve mongole dhe kryqëzatave. Entuziazmi fetar i adoptuar rishtazi nga turqit dhe praktikimi i tyre i sinqertë i fesë, solli një frymë të re, shërim dhe ringjallje për botën Islame.

Turqit, të cilët që nga ky moment e tutje u bënë aktori i vetëm përcaktues, forca shtytëse dhe vullneti bazë i historisë botërore dhe asaj islamike, ndërtuan në histori gjithashtu bazamentin e metafizikës që i dha drejtim dhe frymë historisë.

Ishte kjo metafizikë bazë për historinë e cila bëri të mundur që turqit të pengonin sulmet e kryqëzatave dhe mongolëve dhe të përconin dashurinë dhe dritën e së vërtetës që nga thellësitë e Azisë për në thellësitë e Evropës, me një rend botëror që drejtësinë, barazinë dhe vëllazërinë e Islamit ja dhuron njerëzimit.

Turqit asnjëherë nuk e bënë këtë udhëtim historik të bazuar në racë, sikurse kombet evropiane; ata e bënë atë të bazuar tek e vërteta. Kjo është arsyeja pse ata zhvilluan një bashkësi universale kozmopolite, një qytetërim botëror me eksperiencë që i jep të drejtën për të jetuar jo vetëm të vetëve, por që edhe i lejon gjithashtu të tjerët të kenë të drejtën për të jetuar.

Kjo e vërtetë e këtij rrugëtimi të këtij civilizimi e arriti pikun me osmanët, mbolli farën e një njeriu të rafinuar, dhe e ngriti njerëzimin deri aty sa dhe mund të konsiderohet si një pikë e përsosjes në histori. Ky rrugëtim i këtij civilizimi nuk u përul përpara sfidës agresive të modernitetit, pangopësisë së kapitalizmit; ai nuk iu dorëzua kapitalizmit sikurse sot Kina dhe India; përkundrazi, rezistoi kundër paganizmit kapitalist për të mbrojtur shpirtin e tij, edhe nëse kjo do të thoshte tërheqjen fizike nga historia.

‘Tradhëtia arabe’

Sulmi i egër kapitalist i udhëhequr nga britanikët e ndau botën arabe.

Arabët, sidomos sauditët, iu nënshtruan joshjes së britanikëve; të dy ata u rebeluan kundër osmanëve nëpërmjet urdhërave të drejtuara nga Sharif Husseini dhe provokuan nëpërmjet vehabizmit.

E gjithë bota arabe nuk i tradhtoi osmanët ashtu sikurse bënë sauditët. Madje në të vërtetë ata luftuan kundër tyre për ta mbajtur të gjallë dhe në këmbë kalifatin osman.

Nëse duhet të flasim për një tradhti arabe, kjo është tradhëtia që filloi gjatë periudhës së rënies së Perandorisë Osmane dhe që e arriti kulmin e saj me tradhëtimin e Islamit dhe arabëve.

Britanikët i përdorën sauditët ashtu siç deshën gjatë periudhës kur mentaliteti Havarixh, nëpërmjet vehabizmit dhe neo-selefizmit u bë shtyllë e bashkësive muslimane.

Le të mos harrojmë, mentaliteti Havarixh u bë për herë të parë në histori shtylla kurrizore e botës myslimane dhe kështu që e pengoi atë që të arrinte nivelin intelektual dhe përparimtar për të bërë një kërcim drejt civilizimit. Ky është shembulli i parë në dy shekujt e fundit i tradhëtisë së arabëve ndaj Islamit, sidomos i sauditëve.

Sikur kjo të mos kishte mjaftuar, rezervat e gazit natyror dhe të naftës së botës arabe u bënë të disponueshme për imperialistët: kjo është tradhitja e sauditëve, e vendeve të Gjirit ndaj popujve të shtypur të botës muslimane.

Një tradhti më e tmerrshme ka vazhduar përgjatë shekullit të fundit: Në projektet e britanikëve dhe izraelitëve nuk ishin vetëm ata. Me ata bashkë ishin edhe sauditët që hap pas hapi e zgjeruan dominimin e Izraelit në rajon, i cili gjatë këtij procesi kulmoi me shitjen e Jeruzalemit.

Sauditët që dje drejtonin mentalitetin Havarixh, sot kanë ndërmarrë projektin për të protestantizuar Islamin.

Fronti arab kundër Turqisë

Ky proces final i “tradhëtisë arabe” e arriti kulmin me projektin për ndërtimin e një fronti arab kundër Turqisë.

Pas tentativës së grushtit të shtetit që u zhvillua më 15 korrik 2016, sistemi global po përpiqet të ndërtojë një front arab kundër Turqisë, duke përdorur sauditët dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE).

Duhet vënë re sot se sistemi global po e sheh Turqinë duke bërë një progres të vecantë në përpjekjen e saj për të gjetur drejtimin dhe orbitën që e pati humbur që nga epoka e Tanzimatit (reformave). Ajo ka filluar të përqafojë thirrjen e brendshme të civilizimit, pavarësisht problemeve brenda vendit. Prandaj sot sistemi global po e provokon botën arabe që të formojë një front kundër Turqisë.

Vetëm nëse arabët dhe Turqia së bashku me muslimanët e tjerë nuk mbështesin njëri-tjetrin, atëherë bota myslimane kurrë nuk do të mund të shërohet dhe të rikuperohet ndonjëherë. Sauditët dhe disa vende të Gjirit që janë sjellë për dy shekuj me radhë si skllevërit e Perëndimit dhe që janë përdorur në mënyra të neveritshme në procesin e pengimit të Islamit, nuk mund të japin për këtë  shpjegime dhe as që nuk mund ta shpëtojnë veten e tyre nga mbështetja që i kanë dhënë Perëndimit për ta kthyer gadishullin arab në gadishullin Persik, dhe kështu ta ndajnë në te njëjtën kohë botën myslimane në dysh, duke e fshirë në këtë mënyrë atë prej historisë./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne