Turqia do të vazhdojë të mbështesë Bosnje e Hercegovinën në të gjitha sferat

Ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës (BeH), Zukan Helez, pas takimit me ambasadorin turk në Sarajevë, Sadık Babür Girgin, tha se vendi i tij dhe Turqia kanë një histori të gjatë të miqësisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të lëshuar pas takimit, ministri Helez theksoi rëndësinë e mbështetjes së Türkiyes për anëtarësimin e BeH-së në NATO.

Në deklaratë thuhet se ambasadori turk Girgin u zotua se Ankaraja zyrtare do të vazhdojë të mbështesë BeH-në në të gjitha fushat, përfshirë zhvillimet ushtarake dhe financiare.

Në takim ishin të pranishëm edhe koloneli Mustafa Sıtkı Tatar, atasheu ushtarak në Ambasadën e Turqise në Sarajevë dhe Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së BeH-së, Salko Beba.

Ministri Helez vizitoi Türkiyen për herë të fundit në korrik për Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF-23)./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne