Nga Adriatik Riza Dosti
Personalisht perfshire te mirat e te keqijat e saj …viziten ose me sakte vizitat e Presidentit turk Erdogan ne Shqiperi une i vlersoj 50-50 …
Une nuk jam filo-turk sepse marre per baze historine e kombit e te popullit tim kam rezerva te shumta ne drejtim te Turqise e politikes se saj ne raport me Shqiperine e shqiptaret nder dekada…
Sikurse nuk i perkas edhe rraces se mosmirenjohesve …teksa vazhdojne e ulerasin e ngrene ne qiell miq , aleate e partnere ” historike e strategjike” qe historikisht na kane bere gropen …dhe nuk vleresojne asnjehere ashtu sic duhet gjithe c’ka Turqia e populli turk kane bere e vazhdojne te bejne per ne sidomos pas viteve 91 e ne vazhdim…
Sepse me llogjike te ftohte i takon cdo shqiptari te gjykoje e vleresoje drejte e sakte maredheniet e Turqise me Kosoven …ne raport me cdo vend tjeter euro-perendimor …ndihmat e saj te gjitheaneshme per popullin kosovar etj etj …dhe no comment.
Sepse ishte pikerisht Turqia qe ja vuri ditet e fundit kufirin tek Thana …Frances e Macronit teksa e shantazhuan dhe e kercenuan haptazi Kosoven…
E mbi te gjitha ishte pikerisht Turqia nje nder vendet e para ne Europe e ne Bote qe e njohu Kosoven zyrtarisht e publikisht si vend e si shtet te lire, sovran e te pa varur…
Gjithesesi …mua fjala vjen nuk me pelqen hic fare fakti qe Erdogani vjen ne Tirane per te inaguruar rikonstruksionin e Xhamise se Et’hem Beut e per te peruruar Xhamine e Namazgjase … e per keto vendos edhe kushte, politizon gjithcka, nuk pranon pranine e kryetarit te KMSH etj …e fill pas kesaj shkon ne Beograd per te investuar atje ne fusha te ndryshme miliona dollare….
Sepse nuk me pelqen kur per gjithcka ai …pra ndihmen e gjitheaneshme turke ne Shqiperi teksa flet per vellazerine turko-shqiptare …suksesin e meritat ja faturon Edi Rames…
Sepse mua nuk me pelqen sjellja e tij prej Sulltani urdherues , rregull-venes e komandues sidomos ne token shqiptare…
Sepse mua nuk me pelqen dashuria e tij me kushte per Shqiperine…dorezoni Gylenistet t’u jape c’te doni….behuni kunder Izraelit e kerkoni c’te doni … mbajini ne tension maredheniet me Greqine e me mua jeni ne rregull etj etj….
Sepse mua nuk me pelqen hic fare fakti…madje eshte ofendues, turperues e poshterues…kur i pari i vendit …Presidenti i Shqiperise – Begaj si lypsar i neveritshem i qahet Pashait te Stambollit per zyrat e tija te vogla ne presidence dhe i kerkon ”ndihme per zgjerim”
Sepse eshte poshteruese per Shqiperine e shqiptaret kur Rama i thote Erdoganit se …emrat tane do te harrohen ndersa i yti do te jetoje perjetesisht…
Sepse per mua servilizmi i peshtire ne te gjitha drejtimet i shtetareve dhe i qeveritareve tane ndaj Pashait te Stambollit dhe ulja ne gjunje para tij duke i bere lanet Shqiperine e shqiptaret madje duke e fshehur edhe portretin e bustin e te vertmit Hero tonit kombetar Skenderbeut …se mos na zemerohet Sulltani turk …jane sa te pa pranueshme po aq edhe te denueshme …
Por nga ana tjeter ama ne shqiptaret si vend e si popull larg politikes se ndyre qe na ka bere e po na ben corap gjithandej e me gjithkend …duhet ti jemi mirenjohes Turqise per shume gjera …e sigurisht edhe Presidentit te saj Erdogan ashtu sikurse dje edhe Demirelit apo vecmas edhe Tansu Cillerit…
Ne dy tre momente kritike e historike per Shqiperine kur fqinjet tane armiq jete e mot kane dashur te na ndajne, percajne , coptojne e pushtojne…ka qene pikerisht Turqia qe na ka dale per zot …sidomos ne 97…
Nderkohe qe shefi i CIA amerikane G.Tenet takohej fshehurazi me Ambasadoren amerikane ne Tirane – Mariza Lino diku andej nga Jugu i Shqiperise dhe te nesermen vendi yne digjej ne flake e shqiptaret vriteshin me njeri tjetrin si te qene armiq e jo te te njejtit gjak…ndersa serbet e greket beheshin gati te mernin copa- Shqiperie premtuar nga ”miqte , partneret e aleatet tane” historike e strategjike….
Sepse ata pak aeroplane Air Albania qe ka sot Shqiperia i kemi prej Turqise e prej Erdoganit…ata Drone ushtarake qe kane sot forcat tona te armatosura [ te cilat Nato i ka lene cullak fare] …i kemi prej Turqise madje disa prej tyre jo te blere por dhurate…
Ate floten automobilistike te Ambulancave, te Policise, armatim, llogjistike, automjete …veshjet te policise e ushtrise, paisje e ndihma te shumta e te ndryshme per ushtrine e policine por edhe shendetesine shqiptare i kemi pikerisht prej Turqise e jo prej ”mikut e partnerit….e aleatit tone historik e strategjik” te pertej Oqeanit…
Edhe vellimin e bilancin e shkembimeve tregetare si e kemi prej vitesh me Turqine se kemi as me Ameriken, Britanine, Italine e Francen te marra se bashku….
Te gjitha mareveshjet e nenshkruara me Turqine sidomos ato ne fushen ushtarake, te turizmit, bujqesise, arsimit, shendetesise etj etj jane se pari mjaft dobiprurese per Shqiperine e shqiptaret… ndaj dhe duhen vleresuar shume seriozisht .
Edhe ate goxha Spital ne Fier na e ndertoi falas Turqia e nuk na dhane qofte edhe nje tulle te vetme as amerikanet, as britaniket, francezet, italianet etj etj …
Edhe nja 500 hyrje falas kur na gjunjezoi termeti i pak viteve me pare na i ndertuan e na i bene dhurate turqit o motra e vellezer e jo bashkeatdhetaret e Ambasadoreve Lu e Kim qe me shume e rropen dhe e bene corap ate vend e ate popull se sa e ndihmuan…
Ndaj dhe tashme prej kohesh duket se llogjikisht Shqiperia duhet te kete partnere te vetet te vertete e serioze ne shume c’ka te sajen per te qene nje shtet tamam e serioz e per se mbari Gjermanine e Turqine …nderkohe qe duket se ka ikur koha me perralla anglo-amerikane [ te cilet jane fajtore historike per ndihmen qe ju dhane komunisteve shqiptare gjate luftes se 2 boterore per te ardhur ne pushtet…si dhe me pas ishin po ata qe i mbajten per 45 vjet ne pushtet ]…si dhe duhen pare me nje lloj syri e llogjike tjeter edhe maredheniet me Francen historikisht filo serbe e antishqiptare …sikurse edhe maredheniet me Italine ku fjalet duhet tu a lene vendin veprave …por ama jo ”vepra” si ato te Shengjinit e te Gjadrit …sepse Shqiperia sot ka nevoje te prodhoje, per vende pune, per investime etj etj e jo te grumbulloje ne token e vet per llogari te Italise refugjatet nga krejt Afrika….
Ja keshtu e shoh dhe e vleresoj une ne vija te pergjithshme Turqine e sotme te Erdoganit dhe Shqiperine e cfilitur e te keq qeverisur te Edi Rames…
Une keshtu mendoj e gjykoj…nuk e di c’mendoni ju?/gazetaimpakt