Turqia favorizon kalimin nga dollarë në monedhat kombëtare me tregtinë me Rusinë dhe Kinën

Ankaraja i ka ndezur dritën e gjelbër për propozimin e Moskës për të kaluar në tregtinë rubla-lira ndërmjet vendeve. Gjithashtu Turqia ka plane të ngjashme për tregtinë me Kinën dhe vendet e tjera.

“Ne po diskutojmë kalimin në monedhat kombëtare jo vetëm me Rusinë dhe Kinën, por edhe me vendet e tjera. Kjo nuk është vetëm kërkesa e Turqisë. Në vende të tjera, ka patur reagime ndaj sulmeve amerikane”, u shpreh zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin.

“Shumë vende e kundërshtojnë trysninë e dollarit amerikan si një mjet për shtrëngim politik dhe ekonomik dhe ne shohim se kërkesa për pagesa në monedha kombëtare midis vendeve të ndryshme po rritet”, “shtoi ai.

Të dyja monedhat ajo e Rusisë dhe ajo e Turqisë kanë qenë të ekspozuara ndaj trysnisë së sanksioneve të Shteteve të Bashkuara. Ato të dyja humbën gjysmën e vlerës së tyre kundrejt dollarit që nga viti 2014 dhe 2018, pavarësisht performancës relativisht të fortë ekonomike.

Të premten, Presidenti i SH.B.A.-së Donald Trump dyfishoi tarifat mbi aluminin dhe çelikun nga Turqia si një përgjigje ndaj ndalimit të një qytetari amerikan. Pastori amerikan Andrew Brunson është ndaluar nën akuzat e terrorizmit në Turqi, duke u përballuar me 35 vite burgim për rolin e tij të luajtur në grushtin e shtetit të dështuar në 2016.

Trysnia politike dhe ekonomike nga Uashingtoni bëri që lira e Turqisë të binte në shkallën e saj më të ulët historike kundrejt dollarit amerikan. Ankaraja është përgjigjur duke kërcënuar se do të bojkotojë pajisjet amerikane duke përfshirë iPhonat Apple dhe duke rritur në mënyrë të ndjeshme detyrimet për një numër mallrash amerikane si duhan, alkool, automjete, kozmetikë etj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne