Turqia godet rëndë organizatat terroriste PKK dhe FETO

Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar më shumë 30 mijë të dyshuar në nëntë muajt e fundit për lidhjet e tyre me grupin terrorist PKK/KCK dhe Organizatën Terroriste Fetullah (FETO), grupit pas përpjekjes së grusht shtetit të vitit 2016.

Sipas shifrave të autoriteteve turke të siguruara nga AA, arrestimet e 30.433 persona erdhën gjatë operacioneve kundërterroriste të kryera në mbarë vendin nga 1 janari deri më 23 shtator.

Në këtë periudhë, 11.917 të dyshuar duke përfshirë të huajt, u arrestuan për lidhjet e tyre me grupin terrorist PKK/KCK, prej të cilëve 2.707 u mbajtën në paraburgim.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave.

Sipas të dhënave të njëjta, si pjesë e hetimit FETO/Struktura shtetërore paralele, 18.516 të dyshuar u arrestuan në të njëjtën periudhë dhe 3.380 prej tyre u burgosën.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la të martirizuar 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne