Turqia kritikon deklaratat e kryeministrit grek për migrimin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Z. Hami Aksoy i është përgjigjur me shkrim një pyetjeje lidhur me deklaratat e bëra nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis për Turqinë.

Deklarata “fatkeqe dhe të pabaza” e Kryeministrit Mitsotakis është shembulli i fundit i manipulimit të opinionit publik që Greqia po përpiqet të bëjë përmes shtrembërimit të fakteve. Në krahasim me krizën migratore të vitit 2015, kur në Evropë kaluan [mbërritën] 850 mijë migrantë të parregullt, niveli aktual i kalimeve është ulur me 94% falë masave të marra nga Turqia, shkruan Aksoy në përgjigjen e tij.

Nuk është njerëzore për vendet që ndodhen mbi rrugët e migracionit, po ashtu edhe për Greqinë, që të zbatojnë “politikën zero [tolerancë] ndaj migrantëve” dhe të mosrespektojnë të drejtat e këtyre njerëzve. Greqia dhe vendet që vuajnë nga migracioni duhet të përqendrohen kryesisht në eliminimin e shkaqeve thelbësore që shkaktojnë migracionin në vendet e origjinës.

Turqia pret më shumë se 4 milionë njerëz të zhvendosur që kanë ardhur nga jashtë. Kolegët tanë grekë si dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojnë se nuk është e drejtë që Turqia të mbajë vetëm ngarkesën e migracionit, që është një problem global, vijon reagimin e tij Aksoy.

Përkundër faktit që kryeministri grek refuzon “ta shohë dhe pranojë situatën”, migrantët e parregullt vazhdojnë të kthehen në kufi nga autoritetet greke. Këta njerëz përballen me keqtrajtime çnjerëzore duke shpërfillur vlerat evropiane.

Ne e konsiderojmë të dobishme që t’ia rikujtojmë edhe një herë Greqisë, që zgjedhja e bashkëpunimit me Turqinë në këtë çështje do të sjellë rezultate më efektive në vend të bërjes së propagandës kundër Turqisë, nënvizon zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy.

Ne kërkojmë nga Qeveria e Greqisë që;

– Të përmirësojë kushtet çnjerëzore, në të cilat jetojnë migrantët dhe që [kushtet] janë certifikuar gjithashtu edhe nga organizatat ndërkombëtare,

– Të parandalojë vdekjen e foshnjave migrante, të miturve si dhe migrantëve që nuk kanë mundësi të marrin ndihmën e kërkuar,

– Të mos harrojmë se këta njerëz kanë të drejta dhe liri që burojnë nga e drejta ndërkombëtare,

– Ti japë fund praktikës së shtyrjes prapa të migrantëve, gjë që është në kundërshtim edhe me ligjin ndërkombëtar,

– Të mos përdorë armë kundër migrantëve dhe të mos i trajtojë ata në mënyrë çnjerëzore,

– Të respektojë besimet e migrantëve si dhe vlerat e përbashkëta të njerëzimit dhe Evropës, përfundon përgjigjja me shkrim e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Z. Hami Aksoy për një pyetjeje lidhur me deklaratat e bëra nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis për Turqinë./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne