Turqia kritikon Holandën që nuk pranon luftëtarët e huaj

Turqia ka reaguar ndaj qëndrimit të Holandës, e cila nuk do të pranojë Luftëtarët e Huaj Terroristë (LHT) që deportohen drejt saj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy në reagimin e tij për refuzimin nga Holanda të Luftëtarëve të Huaj Terroristë të deportuar thotë:

“Për një zgjidhje të qëndrueshme është e nevojshme që këta individë të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës, të rehabilitohen dhe të nxirren para drejtësisë atje, dhe jo heqja e shtetësisë së tyre. Qëndrimi i Turqisë në lidhje me problemin e Luftëtarëve të Huaj Terroristë (LHT) që kanë qenë në zonat e konfliktit është i qartë. Ne presim që vendet e origjinës të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre në lidhje me Luftëtarët e Huaj Terroristë (LHT)”, bën apel Aksoy.

“Në fakt, ky është një parakusht i luftës së përbashkët kundër terrorizmit. Vendi ynë, duke vepruar me këtë mirëkuptim, i kushton shumë rëndësi bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar”, vlerëson zëdhënësi i MPJ-së.

Për veprimet e nevojshme në lidhje me proceset e deportimit të individëve që sipas konstatimeve kanë qenë të pranishëm në zonat e konfliktit është proceduar në koordinim me vendin përkatës [pritës] dhe në përputhje me rrethanat është bërë edhe njoftimi paraprak për programin e planifikuar të udhëtimit [të personave të deportuar],- sqaron Aksoy.

“E njëjta procedurë është zbatuar edhe për individët që u deportuan në Holandë më 19 nëntor 2019 dhe veprimet janë koordinuar me autoritetet holandeze. Gjithashtu shihet qartë se ata që pretendojnë se lufta kundër DAESH është dobësuar i shmangen marrjes së përgjegjësisë për këtë çështje”,- përfundon deklaratën e tij të shkruar zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne