Turqia kritikon raportin e ShBA-së për Trafikimin me Qenie Njerëzore

Turqia reagoi ndaj raportit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për trafikimin me qenie njerëzore për vitin 2020.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se është konfirmuar rritja e angazhimit të Turqisë në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, megjithatë u shpreh zhgënjimi që nuk u ngrit në një kategori më të lartë.

Komunikata tërheq vëmendjen që Turqia mirëpret afërsisht 4 milionë njerëz të zhvendosur dhe se ka sipër barrën e migracionit në rritje çdo vit për shkak të paqëndrueshmërisë në rajon.

“Përkundër kësaj, Turqia në mënyrë të vendosur lufton kundër trafikimit me qenie njerëzore”, bëhet e ditur në komunikatë, ndërsa thuhet: “Në këtë kontekst, Turqia si palë e marrëveshjeve dhe me staf të trajnuar në kuadër të ligjeve përkatëse vazhdon të rris ndërgjegjësimin për këtë çështje në shoqëri, t’i përcaktojë dhe mbrojë në mënyrë efektive viktimat dhe për të identifikuar fajtorët që do të sillen para drejtësisë dhe të bashkëpunojë me shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare”.

“Nga ana tjetër, gjetjet në raport bëjnë të qartë se PKK/YPGme krimet e kryera, përfshirë edhe rrëmbimin e fëmijëve, është një organizatë terroriste dhe kriminale. Prandaj, të dhënat në këtë raport tregojnë se ShBA duhet të heqë dorë nga pranimi i kësaj organizate terroriste si një partner legjitim. Ndërsa raporti u referohet fëmijëve që janë rrëmbyer nga organizata terroriste PKK, është mangësi, nëse jo edhe me qëllim, mospërfshirja në raport edhe të 140 familjeve në Diyarbakir, të cilat për 303 ditë protestojnë dhe 13 familje që u bashkuan me fëmijët e tyre. Turqia është e përkushtuar të zhvillojë bashkëpunimin ndërkombëtar për ndëshkimin e atyre që bëjnë shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe ndëshkimin e krimit të trafikimit me qenie njerëzore si dhe për mbrojtjen e viktimave të krimit”, u tha në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne