Turqia kurrë nuk do të bëjë lëshime në luftën kundër FETO-s

Në mbledhjen e Bordit të Lartë Këshillëdhënës Presidencial, u theksua se kurrë nuk do të bëhen lëshime në luftën e vendosur kundër organizatës terroriste gyleniste (FETO).

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun bëri një deklaratë në lidhje me mbledhjen e Këshillit që u mbajt të martën nën kryesimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Altun bëri të ditur që gjatë mbledhjes përveç pasqyrimeve ndërkombëtare të Operacionit “Burimi i Paqes” u bisedua edhe për luftën kundër FETO-s, ndërsa theksoi se Presidenti Erdogan ka thënë që “Turqia është duke e zhvilluar një luftë të drejtë në Siri”.

Duke vënë në dukje që Presidenti Erdogan ka theksuar se qëllimi kryesor i tre operacioneve të rëndësishme në Siri në tre vitet e fundit (Mburoja e Eufratit, Dega e Ullirit dhe Burimi i Paqes) është të luftojë kundër organizatave terroriste, veçanërisht PKK/YPG dhe DAESH, Altun bëri të ditur se gjatë mbledhjes u tha se Turqia, e cila mbanë barrën më të madhe të refugjatëve dhe që pothuajse ngriti një mur para atyre që u dyndën drejt rajonit për t’u bashkëngjitur me organizatat terroriste, ballafaqohet me akuza të padrejta dhe me presione ndërkombëtare që u rritën edhe më shumë gjatë operacionit “Burimi i Paqes”.

Altun gjithashtu tha se gjatë mbledhjes u bisedua edhe për mënyrën e shpjegimit shoqërisë ndërkombëtare të luftës së drejt të Turqisë dhe për mjetet që do të përdoren për të luftuar propagandën.

“Gjatë mbledhjes u theksua se kurrë nuk do të bëhen lëshime në luftën e vendosur kundër organizatës terroriste gyleniste (FETO), që është autor i përpjekjes tradhtare për grusht shtet të ndërmarrë më 15 korrik 2016, janë përkujtuar me respekt dëshmorët dhe veteranët, ndërsa fuqimisht u theksua se nuk do të lejohen qëndrimet dhe sjelljet që kanë potencial për të dobësuar luftën me këtë organizatë të ulët terroriste”, bëri të ditur Altun./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne