Bota

Turqia mirëpret vendimin për sulmuesin e xhamive në Zelandë të Re

Turqia sot ka mirëpritur dënimin me burgim të përjetshëm të shqiptuar për terroristin që sulmoi vitin e kaluar besimtarët në dy xhami në qytetin lindor Christchurch të Zelandës së Re.

Australiani Brenton Tarrant, 29 vjeç, u dënua me burg të përjetshëm pa asnjë shans lirimi me kusht, që është dënimi i parë i tillë në historinë e Zelandës së Re.

“Më 15 mars të vitit 2019, një terrorist hapi zjarr në dy xhami dhe vrau 51 njerëz, duke përfshirë shtetasin turk Zekeriya Turan, dhe duke plagosur 40 të tjerë, duke përfshirë shtetasit tanë Mustafa Boztas dhe Temel Atacocugu. Me kënaqësi mirëpresim se vendimi i gjykatës për këtë terrorist është dënimi me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht, që është dënimi më i rëndë në Zelandën e Re”, tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.

Ministria shprehu ngushëllime për humbjen e jetëve dhe përcolli mbështetjen për familjet e dëshmorëve dhe të plagosurve.

“Vendimi i gjykatës na kujton edhe një herë nevojën që bashkësia ndërkombëtare të punojë bashkarisht kundër të gjitha ideologjive dhe veprimeve që rrjedhin nga islamofobia, ksenofobia, racizmi dhe urrejtja”, shtohet në deklaratë.

“Turqia do të vazhdojë të qëndrojë kundër të gjitha llojeve të urrejtjes dhe diskriminimit, siç ka bërë për një kohë të gjatë”, theksohet në deklaratë./AA

OPINIONE

INTERVISTA