Turqia, muajin e kaluar u arrestuan 130 persona në operacionet kundër FETO-s

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya njoftoi se nga 748 personat e ndaluar në 513 operacione kundër Organizatës Terroriste Fetullah (FETO) në qershor janë arrestuar 130 persona, transmeton Anadolu.

Në mesazhin që postoi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Yerlikaya tha se lufta kundër organizatave terroriste do të vazhdojë me këmbëngulje dhe vendosmëri.

“Muajin e kaluar u ndaluan 748 persona dhe 130 persona u arrestuan gjatë operacioneve kundër organizatës së përgjakshme terroriste që qëlloi me armë ndaj popullit të saj. Operacionet tona kundër FETO-s, e cila tentoi një grusht shteti tradhtar më 15 korrik 2016, vazhdojnë pandërprerë. Përgëzoj xhandarmërinë tonë dhe forcat e sigurisë”, tha Yerlikaya/AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne