Turqia ne pritje te kerkesave ndaj Suedise.

Suedia nuk ka pranuar ende asnjë nga 28 kërkesat e Turqisë për ekstradimin e terroristëve.

Këtë e deklaroi ministri turk i drejtësisë Yilmaz Tunç në një deklaratë për kanalin televiziv “A Haber”. Ministri turk i Drejtësisë Yilmaz Tunç në një bisedë me kanalin televiziv A Haber për angazhimet e Suedisë për ekstradimin e terroristëve tha se Suedia nuk ka pranuar ende asnjë nga 28 kërkesat e Turqisë për ekstradimin e terroristëve.

Ai shtoi : “Ne kemi dërguar 28 kërkesa në Suedi për ekstradimin e personave të lidhur me grupet terroriste. Fatkeqësisht, 22 prej tyre u refuzuan. Kemi paraqitur 9 kërkesa për anëtarë të PKK-së, 8 kërkesa lidhur me anëtarët e grupit terrorist Fatu dhe 5 për anëtarë të grupeve të tjera”.

Ministri i Drejtësisë i Turqisë deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera evropiane pothuajse nuk i përmbushin kërkesat e Turqisë për ekstradimin e kriminelëve. Fjala është për persona që kërkohen nga Interpoli. Turqia kërkon të arrestojë dhe ndjekë penalisht personat që janë të përfshirë në aktivitetet e organizatës Feto, të cilën Ankaraja e konsideron përgjegjëse për grushtin e shtetit të vitit 2016./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne