Turqia neutralizon 5 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ushtria turke ka neutralizuar 5 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Në një njoftim në Twitter ministria bëri të ditur se terroristët janë neutralizuar përmes një operacioni të mbështetur nga ajri në rajonin Hakurk të Irakut.

“Pesë terroristët e organizatës terroriste separatiste PKK u neutralizuan në një operacion të mbështetur nga ajri pasi u përcaktuan nëpërmjet mjeteve zbuluese dhe vëzhguese në rajonin Hakurk në veri të Irakut. Operacionet tona vazhdojnë me të gjithë shpejtësinë”, thuhet në njoftimin e ministrisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne