Bota

Turqia neutralizon tre terroristë të YPG/PKK-së

Turqia “ka neutralizuar” tre terroristë në veri të Sirisë, afër kufirit jugor të Turqisë, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes.

“Ne nuk do të lejojmë që paqja dhe siguria të cenohen në rajonin e operacionit ‘Burimi i Paqes’. Komandot tona heroike neutralizuan me sukses tre terroristë të YPG/PKK-së që po përgatisnin një sulm”, tha ministria në Twitter.

Autoritetet turke shpesh përdorin shprehjen “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Që nga viti 2016, Turqia ka filluar operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe të mundësojë zgjidhjen paqësore nga vendasit: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019)./AA

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA