Turqia ngushëllon Italinë për fatkeqësinë e sotme në Gjenovë

Përmes një komunikate me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Turqia ka ngushëlluar qeverinë dhe popullin italian për shkak të fatkeqësisë si pasojë e shembjes së Urës Morandi në qytetin e Gjenovës

“Kemi mësuar me keqardhje të madhe lajmin për humbjen e shumë jetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve si pasojë e shembjes sot të Urës Morandi në qytetin Gjenovë të Italisë. Ndajmë dhimbjen me popullin mik italian, u përcjellim ngushëllimet tona të sinqerta të afërmeve të pikëlluar, Qeverisë dhe popullit italian për jetët e humbura në këtë ngjarje të rëndë”,- thuhet në komunikatën e shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Edhe Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) shprehu të martën ngushëllimet e tij për viktimat e urës në Itali.

“Ngushëllimet tona për ata që humbën jetën në aksidentin e urës në Gjenovë të Italisë. Ne ndajmë dhimbjen dhe qëndrojmë me ju @ItalyinTurkey”, shkroi Kallën në një postim në Twitter.

Një pjesë e Urës Morandi, rreth 100 metra e lartë mbi autostradën A10 në qytetin Gjenovë, në veriperëndim të Italisë, ishte shembur sot duke shkaktuar shumë të vdekur dhe të plagosur.

Zëvendësministri i Transportit, Edoardo Rixi, në një deklaratë për një televizion italian kishte thënë se të paktën 22 vetë kishin gjetur vdekjen nga fatkeqësia në Gjenovë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne