Turqia ofron mbështetje për ujë të pijshëm në rajonet e pastruara nga terrorizmi në Siri

Drejtoria e përgjithshme shtetërore e Turqisë për ujërat (DSI) po kryen punime për përmisimin e shpimeve dhe ujit, me qëllim për të plotësuar nevojat për ujë të pastër të popullatës në Siri në rajonet ku janë kryer operacionet “Mburoja Eufratit”, “Dega e Ullirit” dhe “Burimi i Paqes”.

Sipas raportit të përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve e Turqisë, të siguruar nga AA, DSI po kryen në Siri punime të shpimeve për ujë.

Në kuadër të punimeve të kryera në zonën e operacionit “Mburoja Eufratit”, me 101 puse në Çobanbey, El Bab, Azez, Marea dhe Darmik është siguruar ujë i pijshëm dhe për përdorim për 705 mijë persona.

Po ashtu njoftohet se vazhdojnë punimet e mirëmbajtjes dhe riparimit për 60 puse të dëmtuara nga lufta.

Uji për përdorim është siguruar nga puset aktuale në qendrën e qytetit Al-Bab, vendbanimet përreth rajoneve Bza dhe Kvabasin, zona e bazës ushtarake Karabag, të cilët më herët janë pastruar nga terrorizmi në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Përderisa është hapur tender për të kryer linjat lidhëse të puseve me ujë të pijshëm në zonat e pastruara nga terrorizmi në rajon, theksohet se në këtë kuadër janë aktivizuar 11 puse, prej të cilëve 3 në Çobanbey, 7 në Sosian dhe 1 në Zilif.

Mbi linjën e transmetimit janë ndërtuar 119 punime të mbështetjes strukturore. Po ashtu u ndërtuan 2 depo shërbimi me vëllim ngarkimi 100 metër kub dhe 1 depo me vëllim 1.000 metër kub, të cilat u transmetuan në një depo 10 mijë metër kub që ndodhet në qendër të qytetit Al-Bab.

Ujë është siguruar edhe në rajonet e operacioneve ‘Dega e Ullirit‘ dhe ‘Burimi i Paqes”

Gjithashtu nga DSI po kryhen edhe punimet e mirëmbajtjes, riparimit dhe menaxhimit të komplekseve të ujit që janë hapur në rajonet e pastruara nga terrorizmi me operacionin “Dega e Ullirit”.

Edhe në Resulayn dhe Telabyad në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” është siguruar ujë i pijshëm dhe për përdorim për 510 mijë persona me 36 burime të shpuara. Gjithashtu është kryer përmisimi i burimeve të ujit në 10 pika të tjera.

DSI po kryen punime të shpimeve për ujë edhe në kampet në Turqi ku strehohen njerëzit e zhvendosur nga Siria. Në kuadër të kësaj është siguruar ujë i pijshëm dhe për përdorim për rreth 650 mijë njerëz me 30 shpime për ujë, prej të cilëve 9 në qytetin Şanlıurfa, 16 në qytetin Kahramanmaraş dhe 5 në qytetin Adana. Përveç zonave të kampeve janë hapur edhe 42 shpime për burime të ujit për të siguruar kontribut ndaj bashkive kryesisht në rajonin Kilis.

Punime për ujë të pastër janë kryer edhe në Afrikë

Edhe në Afrikë DSI ka kryer punime të shpimeve për ujë të pastër. Deri më sot janë hapur 512 puse në Burkina Faso, Sudan, Etiopi, Niger, Somali, Mali, Mauritania, Tunizi dhe Xhibuti, me të cilat është siguruar ujë i pijshëm dhe për përdorim të mjaftueshëm për rreth 1 milionë e 850 mijë njerëz./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne