Turqia përgatitet intesivisht për operacionin antiterrorist në Siri

Ministri i Mbrojtjes Kombëtar, Hulusi Akar inspektoi repartet ushtarake në kufirin me Sirinë i shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler) dhe Komandanti i Forcave Tokësore Ymit Dyndar (Ümit Dündar).

Duke folur për një operacion të mundshëm kundër terroristëve, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në Siri, ministri Akar tha:

“Përpara kemi Menbixhin, kemi pjesën lindore të lumit Eufrat. Planifikimet e duhura në lidhje me këtë (operacionin) janë bërë. Po ashtu edhe përgatitjet vazhdojnë në mënyrë intensive. Kur të vijë koha dhe vendi i duhur, ashtu siç ka ndodhur edhe në operacionet e mëparshme, edhe terroristët e këtushëm do të groposen në gropat që kanë hapur vetë”,- ishte mesazhi që dha Akar.

“Shteti i Republikës së Turqisë është shumë i vendosur për ti dhënë fund terrorizmit, kudo qoftë ai, në vendin tonë apo përtej kufijve tanë. Synimi ynë i vetëm janë terroristët. Të gjithë ata që kanë mendje, e dinë shumë mirë që ne nuk kemi asnjë problem me vëllezërit tanë kurdë, me të cilët jemi të lidhur si mishi me thuan”, theksoi ministri i Mbrojtjes./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne