Bota

Turqia përkujton të rënët në Luftën e Parë Botërore

Mijëra njerëz marshuan të dielën në rrugët e qytetit Kars të Turqisë, për të përkujtuar dëshmorët e betejës Sarikamis, raporton Anadolu Agency (AA).

Pikënisja e marshit ishte në vendin Kizilcubuk, ku në fakt kishte filluar operacioni luftarak kundër ushtrisë kaukaze ruse gjatë Luftës së Parë Botërore. Marshi i gjatë katër kilometra e gjysmë, i titulluar “Turqia marshon për dëshmorët”, shënon 103-vjetorin e betejës së vitit 1914, në të cilën rreth 90.000 ushtarë turq ishin ngrirë për vdekje.

Në mesin e personaliteteve të shumta nga jeta politike dhe shoqërore e Turqisë, ishin edhe ministri për Rini dhe Sport, Askin Bak, dhe ministri për Transport, Detari dhe Komunikacion, Ahmet Arslan./ AA