“Turqia pret nga aleatët distancim nga PYD/YPG”

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) mori pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të [vendeve pjesëmarrëse] Koalicionit Kundër DAESH-it, që u organizua të enjten në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Uashington.

Në fjalën që mbajti këtu kryediplomati turk e përgëzoi ShBA-në për vrasjen e ish-liderit të DAESH-it, Ebubekir Al-Bagdadi, ndërsa theksoi se një rol të rëndësishëm në këtë operacion ka pasur edhe Turqia.

Në kuadër të luftës kundër DAESH-it në të ardhmen Turqia ka përvetësuar një qasje të mbështetur në 3 shtylla kryesore. E para nga këto është rritja e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe këmbimit të informacionit, përfshi këtu edhe sigurimin e kthimit në vendet e origjinës të luftëtarëve të huaj terroristë bashkë me familjet e tyre,- u shpreh Çavushollu dhe shtoi:

“Rajoni ynë nuk është për luftëtarët e huaj një vend për ‘grumbullimin e plehrave’ dhe nuk duhet të jetë i tillë. Heqja e nënshtetësisë [së terroristëve] jo vetëm që nuk kontribuon në vendosjen e sigurisë, por as nuk i çliron këto vende nga përgjegjësia”.

Kolona e dytë e qasjes së Turqisë në këtë çështje [luftën kundër terrorizmit] është verifikimi i shkaqeve themelore që sollën lindjen e ideologjisë së DAESH-it, ndërsa e treta është: “Koalicioni [global i krijuar kundër DAESH] duhet të punojë me partnerë vendorë që janë legjitim. PYD/YPG është një grup terrorist dhe kështu duhet trajtuar. Ajo që ne presim nga partnerët tanë të Koalicionit është që të distancohen nga PYD/YPG”.

Falë operacionit «Burimi i Paqes» është shuar ëndrra e PYD/YPG-së për të krijuar një strukturë shtetërore terroriste. Ky operacion ka kontribuar në integritetin territorial dhe unitetin e Sirisë dhe e ka larguar kërcënimin terrorist prezent për një kohe të gjatë kundër Turqisë, nënvizoi Çavushollu./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne