Turqia reagon ndaj aktivitetit në Norvegji që bëri propagandën e PKK/PYD/YPG

Turqia reagoi me arsyen se në një tablo të treguar gjatë një aktiviteti në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë bëhej propaganda e organizatës separatiste terroriste PKK/PYD/YPG.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme, shkruhet: “Në kuadër të një aktiviteti të mbështetur nga Bashkia e Oslos, është lejuar ekspozimi në ambient të hapur publik të një tabloje të ashtuquajtur për të drejtat e gruas duke i shërbyer organizatës separatiste terroriste PKK/PYD/YPG”.

Për qëndrimin me insistim të Bashkisë së Oslos, pavarësisht iniciativave diplomatike, në deklaratë u përdor shprehja “tipike”.

Në deklaratë bëhet e ditur se PKK-ja është një organizatë terroriste përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 40 mijë njerëzve.

“Gratë janë ndër më të prekurat nga vuajtjet e shkaktuara nga PKK. Fakti se PKK/YPG është një organizatë terroriste dhe kriminale që ka kryer krime, duke përfshirë edhe rrëmbimin e fëmijëve është pasqyruar në raportet e të drejtave të njeriut. Thirrjet e Nënave të Dijarbakirit, fëmijët e të cilave janë rrëmbyer dhe mbajtur me forcë nga organizata terroriste janë një shembull për këtë. PYD/YPG është shtrirja e PKK-së në Siri dhe është gjithashtu një nga aktorët kryesorë të abuzimit të grave”, shkruhet në deklaratë.

Duke u bërë thirrja për t’i dhënë fund propagandës së organizatës separatiste terroriste, në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme, shkruhet:”Ne u kujtojmë atyre që tolerojnë terrorizmin se kjo sëmundje mund të godasë një ditë edhe vetë ata.”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne