Rajoni

Turqia reagon ndaj deklaratës së Greqisë për Egjeun

Turqia bëri të ditur se çështja e përdorimit lirshëm të hapësirës ajrore ndërkombëtare në Egje, nuk duhet të përbërë problem për Greqinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoj (Aksoy), u përgjigj me shkrim në lidhje me deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për prononcimin mbi Egjeun të Presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Ai tha se deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për aktivitetet ushtarake të Turqisë në Egje është e pakuptueshme dhe është e çuditshme nga aspekti i kohës dhe përmbajtjes.

“Turqia është e mendimit se çështja e përdorimit lirshëm të hapësirës ajrore ndërkombëtare në Egje nuk duhet të përbëjë ndonjë problem për të dyja vendet. Greqia, nga ana tjetër, pretendon 10 milje hapësirë ajrore përtej 6 miljeve të ujërave territoriale në kundërshtim të qartë me të drejtën ndërkombëtare. Duke qenë një situatë e tillë, fakti që Greqia i percepton fluturimet e Turqisë në përputhje me ligjet ndërkombëtare si një kërcënim, dhe i paraqet ato si shkelje, nuk përputhen në asnjë mënyrë me solidaritetin e Aleancës dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Presidenti Erdoan, në një deklaratë të bërë ditën e enjte, duke bërë të ditur se me ngritjen e avionëve F16 të Turqisë drejt Egjeut, në të njëjtën kohë u ngritën edhe avionët e Greqisë, kishte thënë se: “Kur ngrihet avionët grekë, për avionët turq thonë “pse u ngritën?”. Çdo të thotë kjo? Këta avionë nuk janë turistikë. Nëse ju ngrini avionët tuaj ne do të ngremë avionët tanë. Në këtë çështje nuk ka tolerim. Po sikur të ndodhë ndonjë gjë tjetër? Ne duhet të bëjmë punën tonë pastaj të jemi amanet tek Allahu”. / trt

OPINIONE