Turqia reagon ndaj ligjit mbi simbolet në Austri

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me homologen e tij austriake, Karin Kneissl.

Gjatë bisedës të dy homologët shqyrtuan ligjin mbi simbolet në Austri.

Ligji për ndryshimin e “Ligjit mbi Simbolet” i vitit 2014, që ndalon simbolet e organizatave ekstremiste në Austri, u miratua dje pas votimit në Kuvendin Kombëtar austriak.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë thuhet se “Ky ligj përfshin shenjën ‘bozkurt’, e cila është simbol i një partie politike ligjore në Turqi dhe shenjën ‘rabia’ që përdoret gjerësisht nga myslimanët në shumë vende si dhe në Turqi. Ne nuk e pranojmë dhe e dënojmë këtë me forcë”.

“Këto simbole politike dhe fetare nuk janë të lidhura ngushtë me ekstremizmin. Është zhgënjyese dhe shqetësuese se një përpjekje legjislative që filloi me një objektiv fisnik, si bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, ka devijuar nga qëllimi i tij dhe është minimizuar nëpërmjet një manovrimi të tillë politik dhe populist. Ky zhvillim, i cili thellësisht fyen Turqinë, bashkësinë turke në Austri dhe myslimanët, nuk do të kontribuojë aspak në përpjekjet e vazhdueshme drejt normalizimit të marrëdhënieve tona dypalëshe në periudhën e fundit. Ne presim që autoritetet austriake të korrigjojnë këtë gabim të rëndë”, thuhet në komunikatë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne