Turqia sjell ambulanca të shpëtojë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të autoambulancave të reja që do të vijnë në vendin tonë, në ndihmë të sistemit të shëndetësisë. Sipas Ramës, autoambulancat janë gati për nisur nga Turqi drejt Shqipërisë.

Siç mund të dallohet në to janë vendosur logo të shqiponjës, që simbolizon flamurin shqiptar. “Flota e re e autoambulancave të Emergjencave Civile gati për t’u nisur nga Turqia”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme mbërritën në Shqipëri 4.5 ton pajisje mjekësore. Ato erdhën me avionin ‘Lasgushi’ të linjës ajrore ‘Air Albania’. Këto mjete mbrojtëse mjekësore përfshinin maska, doreza, veshje për personelin mjekësor që po lufton në vijën e parë në frontit të luftës me koronavirusin, por edhe aparatura. /Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne