Bota

Turqia do të shkojë në Berlin me “Kalin e Trojës”

Në edicionin 52. të Bursës Ndërkombëtare të Turizmit (ITB) në Berlin, ku i pranishëm do të jetë gjithashtu ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmus, Turqia do të marrë pjesë me “Kalin e Trojës”.

Në pavijonin turk 3.079 m2, ku në plan të parë do të nxirren Antalia, Stambolli dhe zona e Egjeut, do të përfaqësohen Linjat Ajrore Turke (THY), 20 agjenci udhëtimesh, 50 hotele, 20 prefektura dhe 40 unione, shoqata, bashki e agjenci zhvillimi.

Mes të tjerash, në pavijonin turk të ITB-së do të formohet edhe “lagjja e artistëve”. Bursa Ndërkombëtare e Turizmit në Berlin do mund të vizitohet nga data 7 deri më 11 mars./ trt

OPINIONE