Turqia u shpreh ngushëllimet Filipineve për fatkeqësinë e shkaktuar nga tajfunet

Turqia i shprehu ngushëllimet Filipineve për vdekjet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut si pasojë e tajfuneve tropikal.

“Kemi mësuar me hidhërim për humbjet tragjike të më shumë se 100 jetëve dhe dëmet e mëdha në Filipine për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga tajfunet tropikalë Molave, Goni dhe Vamco si dhe shpalljen e rajonit të fatkeqësisë në ishullin Luzon, ku ndodhet kryeqyteti Manila”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Ne u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta të afërmve të atyre që humbën jetën, popullit miqësorë dhe qeverisë së Filipineve. Të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne