Turqia, vendi i parë që ndihmon familjet e prekura nga përmbytjet në Shqipëri

Kjo ndihmë që vjen nga Turqia, është një tregues i solidaritetit të vërtetë midis Turqisë dhe Shqipërisë dhe mbështetjes që jep Turqia në këto ditë të vështira për vëllezërit e tyre shqiptarë.

Republika e Turqisë nëpërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në kuadër të mbështetjes dhe ndihmës për Shqipërinë, ka ofruar ndihma ushqimore për mijëra persona të prekur nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës.

Në veprimtarinë  e dorëzimit të ndihmave nga qeveria turke, pikërisht 60 tonë ushqime për  2500 persona si dhe ushqime për gjënë e gjallë, në takimin e zhvilluar në Prefekturën e Shkodrës ishte e pranishme zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Necip Özay Özütok,  dhe përfaqësues të Bashkisë së Shkodrës.

Ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, duke folur për mediat theksoi se është informuar nga autoritetet shqiptare për situatën e përmbytjeve në Shqipëri dhe për nevojat më urgjente. Ai theksoi se nëpërmjet TIKA-s kanë ofruar materiale dhe produkte që janë të nevojshme në këtë situatë për familjet e prekura nga përmbytjet.

Kemi ardhur sot në Shkodërpër të shprehur solidaritetin tonëtë përhershëm me Shqipërinë, me këtë vend vëlla dhe mik. Kemi ardhur për të zgjatur dorën e ndihmës banorëve të Shkodrës. Nëse do të jetë e nevojshme në të ardhmen, Republika e Turqisë është e gatshme për të ndihmuar vëllezërit shqiptarë nëpërmjet TIKA-s, Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile të Turqisë. Gjithmonë do të jemi pranë vëllezërve tanë shqiptarë, pranë vëllezërve tanë shkodranë. Dëshiroj t ju shpreh ngushëllimet tona për zonat e përmbytura, ju përcjell dhe ngushëllimet nga Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, kryeministri Yildirim dhe ministri  jashtëm, Mevlut Çavushoglu, që këto shqetësime të kalojnë sa më shpejt…“.

Ndërsa zv.kryeministrja shqiptare, Mesi, në një deklaratë për mediat tha se sa herë që Qeveria e Shqipërisë ka pasur nevojë dhe ka shprehur interesim dhe projekte konkrete, Turqia ka treguar bashkëpunim dhe ka ofruar ndihmë.

Turqia nëpërmjet TIKA-s apo Drejtorisë së Vakëfeve është prezent në shumë ndihma dhe në shumë investime në Shkodër. Në takimin zyrtar dhe miqësor që kishte kryeministri Rama me presidentin Erdoğan në Turqi kanë diskutuar edhe problematikën e përmbytjeve. Nga Qeveria e Turqisë është shprehur gatishmëria maksimale jo vetëm në ekspertizë, por edhe në ndihma financiare që të bëhet një planifikim sa më i mirë i planeve konkrete me qëllim parandalimin e përmbytjeve“, tha Mesi.

 

Në fjalën e saj, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi falënderoi gatishmërinë e Turqisë për ndihmën e ofruar.

“…Dua të falënderoj Ambasadën e Turqisë që nëpërmjet fondacionit Tika ka bërë të mundur që sot të vijë ngarkesa e parë me ushqime por edhe me ushqime për gjënë e gjallë për familjet për komunitetin e Shkodrës. Ne sot kemi bërë të mundur të bëjmë transportimin për 240 familje në Dajç për 230 të tjera në Anën e Malit dhe janë dhe 30 familje të tjera në Shkodër, ku 20 prej tyre janë për tu evakuuar tek shkolla Industriale. Unë dua t ju falënderoj me zemër për gatishmërinë që keni shprehur në kuadër të përkujtimit të dëshmorëve të 18 marsit. Unë shpresoj që bashkëpunimi jonë të vazhdojnë dhe në vazhdim jo vetëm në këtë fushë por edhe në fusha të tjera…”, tha kryetarja e Bashkisë Shkodër, Ademi.

Theksojmë se kjo ndihmë që vjen nga Turqia, si shteti i parë që ndihmon Shqipërinë për të lehtësuar përballimin e përmbytjeve është një tregues i solidaritetit të vërtetë midis Turqisë dhe Shqipërisë dhe mbështetjes që jep Turqia në këto ditë të vështira për vëllezërit e tyre shqiptarë.

– Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri –

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne