Turqia vihet në veprim pas rritjes së taksës së çelikut dhe aluminit nga Amerika

Turqia është vënë në veprim pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e taksës shtesë të importit të çelikut dhe aluminit.

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekxhi (Nihat Zeybekci) në lidhje me këtë temë zhvilloi një bisedë telefonike me Komisioneren e Bashkimit Evropian përgjegjëse për tregti, Cecilia Malmstrom.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Ekonomisë, në lidhje me vlerësimin për 25% rritje të taksës së importit të çelikut dhe 10% rritje të taksës së aluminit nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shkruhet: “Duke filluar nga viti 2017 eksporti i çelikut tonë drejt Amerikës kapte vlerën 1,2 miliardë dollarë kurse alumini 78,5 milionë dollarë. Në këtë aspekt ministria jonë ndjek nga afër këto zhvillime. Jemi duke bërë nismat e nevojshme me Amerikën dhe vendet e tjera eksportuese”.

“Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekxhi më 5 mars zhvilloi një bisedë telefonike me Komisioneren e Bashkimit Evropian përgjegjëse për tregti, Cecilia Malmstrom. Të dy palët arritën në konsensus për veprim të përbashkët në lidhje me këtë çështje në periudhën në vijim në platformën e Organizatës Botërore të Tregtisë” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Ekonomisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne