Twitter bllokoi më shumë profile të liderit iranian Ali Khamenei

Platforma e medias sociale Twitter ka pezulluar profilin e liderit iranian të ajatolah Ali Khamenei.

Shumë ndjekës të Khamenei në rrjetin social Twitter sot në mëngjes me rastin e vizitës së profilit hasën në paralajmërimin “Llogaria është përkohësisht e bllokuar. Twitter pezullon llogarinë që shkel rregullat e Twitter-it”.

Llogaritë e Khameneit në persisht dhe anglisht u zhbllokuan shpejt, por profilet në arabisht, urdu dhe frëngjisht janë akoma nën bllokim.

Zyra e Khameneit ende nuk janë prononcuar mbi bllokimin e profilit, ndërsa pezullimi i profilit në Twitter të Khameneit ka ndodhur edhe më parë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne