Tym e flakë te Parlamenti në Athinë, Maqedonia e Veriut ngre grekët në këmbë (Foto)

Votimi i marrëveshjes së “Prespës” në Parlamentin maqedonas, që i hapi rrugën riemërimit të fqinjit tonë lindor ka ndezur gjakrat në Greqi, aty ku siç ishte paralajmëruar rreth orës 14:00 ka nisur një protestë masive kundër paktit Tsipras-Zaev për emrin “Maqedonia e Veriut”.

Teksa kryeministri helen pritet të hasë vështirësi në kalimin e marrëveshjes së Prespës në parlament, ku radha e kundërshtarëve është forcuar ndjeshëm, rreth 100 mijë grekë kanë mbushur sheshin “Sintagma”, duke bërë thirrje për rrëzimin e paktit.

Në protestën që është duke u zhvilluar jashtë Parlamentit grek ka pasur përplasje të ashpra me policinë, pasi qindra qytetarë tentuan të ngjiteshin në shkallët e godinës, në një tentativë të dështuar për të hyrë brenda saj. Policia përdori gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit e dhunshëm.

Protestuesit kanë hedhur gjithashtu  bojëra me ngjyra të ndryshme në drejtim të policisë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne