U cilësua si ushqim musliman ‘hallall’, fillon bojkoti masiv ndaj çokollatës zicerane Toblerone

Ekstremistët e djathtë të Evropës kanë bërë thirrje për një bojkot masiv të çokollatës së famshme Toblerone, pasi zbuluan se ajo është certifikuar si një produkt “hallall”

“Hallall” është një fjalë arabe që tregon se një ushqim apo shërbim është i lejueshëm sipas islamit. Ajo përjashton ushqimet që përmbajnë mish derri ose alkool dhe kërkon që kafshët të theren nga një mysliman me një prerje në fyt.

Toblerone nuk ka ndryshuar recetën e saj, por disa përdorues të rrjetve  online e kanë marrë keq lajmin pasi fabrika në Bern në  Zvicër, lëshoi një certifikatë “hallall” në prill.

Zëdhënësi federal i partisë nacionaliste AfD në Gjermani pretendon se kjo tregon “islamizimin” e Evropës.

Islamizimi nuk ndodh – as në Gjermani, as në Evropë”, shkruan Jorg Meuthen i AfD-së me sarkazëm në mediat sociale.

Ky postim nxiti disa nga pasuesit e tij që të reagojnë me zemërim, ndërsa në të gjithë Evropën disa njerëz kanë thënë në rrjetet sociale se nuk do të blenë produktin në të ardhmen.

“Unë kurrë, kurrë nuk do të blej një Toblerone #BOYCOTTTOBLERONE”, shkruante një përdorues Twitter.

“Shumë keq, më pëlqen ta ha. Por nuk më pëlqen ushqimi mysliman”, kanë vazhduar  postimet në Facebook.,

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne