U kritikua se uroi Putinin, Trump: Raportet e mira me Rusinë, të domosdoshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij për të uruar presidentin rus, Vladimir Putin për fitoren në zgjedhje, duke thënë se marrëdhëniet e mira me Rusinë janë të domosdoshme për të zgjidhur disa prej problemeve të botës.

“Media e lajmeve të rreme është çmenduar sepse ata duan ta dëmtojnë atë. Ata e kanë gabim. Raportet e mira me Rusinë dhe të tjerët është gjë e mirë, jo gjë e keqe”, ka shkruar presidenti Trump në Twitter.

“Ata mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me Korenë e Veriut, Sirinë, Ukrainën (Shtetin Islamik), Iranin dhe madje edhe garën e armëve”, ka shkruar Trump në një postim tjetër në Tëitter.

Trump është kritikuar pasi ia ka uruar Putinin gjatë një bisede telefonike më 20 mars, për rizgjedhjen e tij si president./ shqip

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne