U largua pasi përplasi për vdekje 30- vjeçarin me biçikletë, arrestohet autori i aksidentit në Fier

Autori i aksidentit me vdekje ditën e djeshme në Qenas të Fierit është arrestuar ditën e sotme nga Policia.

I riu 24- vjeçar u largua nga vendi i ngjarjes pasi përplasi me automjetin ‘’Fiat Punto’’ për vdekje 30- vjeçarin me biçikletë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Ai tashmë akuzohet jo vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por edhe për largim nga vendi i aksidentit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier

Identifikohet, kapet dhe  arrestohet drejtuesi i mjetit i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në fshatin Qenas, u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Qenas ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi Q. M., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit së bashku me mjetin e tij tip “Fiat Punto”, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 24- vjeçarin, u largua nga vendngjarja.

U arrestua për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne