U masakrua nga qentë pitbull, ja kush është vogëlushja shqiptare

Një ngjarje që nuk mund të shpjegohet. Nuk gjej fjalët. E gjithë qyteza është në zi për tragjedinë që ka goditur këtë familje”, është shprehur për mediat italiane Mauro Brunetti, nënkryetari i bashkisë së komunës së Flero, pas ngjarjes së djeshme ku një vajzë 1-vjeçe mbeti viktimë e kafshimit të dy qenve të shtëpisë së racës pitbull.

Vogëlushja Victoria Zikaj, ishte vajza e emigrantit shqiptar Egi Zikaj dhe 22 vjeçares italiane Olga De Luca.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku vogëlushja u sulmua teksa po luante në oborrin e shtëpisë. Pavarësisht ndërhyrjes së gjyshit të saj ajo nuk mundi të mbijetonte. Plagët e marra në kokë e në trup qenë vdekjeprurëse për Victoria, vogëlushen me origjinë shqiptare, ndërsa edhe gjyshi i saj ka marrë plagë në të gjithë trupin por është jashtë rrezikut për jetën.

Egi Zikaj
   ( Vogëlushja e ndjerë Egi Zikaj)
Egi Zikaj
   ( Vogëlushja e ndjerë Egi Zikaj)
Egi Zikaj
   ( Vogëlushja e ndjerë Egi Zikaj)
Egi Zikaj
  (Oborri para shtëpisë ku ndodhi ngjarja)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne