Shqiperia

U nxor me dhunë nga banesa, qytetari akuzon Pandeli Majkon: Bashkë me Veliajn janë pjesë e klanit mafioz

Një anëtar i familjes Peti në Tiranë ka akuzuar publikisht Pandeli Majkon, ministër i Diasporës, se po bashkëpunon me kryebashkiakun Erion Veliaj në atë që ai e quajti “klani mafioz i gradaçelave”.

Familja Peti u nxorr me dhuna nga banesa e ndërtuar në tokën e tyre për shkak se zona ku ata jetonin u përfshi nga kryebashkiaku Veliaj në planin për mbjelljen e disa pemëve. Pavarësisht kërcënimeve me vetëvrasje, banorët u nxorën nga shtëpia me ndëhyrjen e policisë.

Por edhe pse askush nuk iu bashkua atyre në protestën në fillim të vitit, kryefamiljari i familjes Peti ka qenë sot i pranishëm në protestën e organizuar nga banorët e ‘Unazës së Re’ përballë bashkisë së Tiranës. Ai deklaroi se ka 8 muaj që jeton rrugëve të qytetit dhe akuzoi Majkon dhe Veliajn se i kanë shkatërruar padrejtësisht shtëpinë.

“Unë jam kryetar i familjes Peti, më kanë masakruar më 2 shkurt. Kam 8 tetë muaj rrugëve. Klani mafioz është i Pandeli Majkos që do të bëjë gradaçela së bashku me Erion Veliajn”, deklaroi Peti.

Situatë të ngjashme kanë përjetuar vitet e fundit edhe banorët e stacionit të trenit, Shkozës dhe së fundmi ata të ‘Unazës së Re’.

OPINIONE