Ua ndaloi policëve të shkonin në Xhami, ndërsa profilin në Facebook e ka plot “Merry Christmas”

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili së fundmi është krenuar se ua ka ndaluar policëve të Kosovës që të frekuentojnë xhamitë, e ka të mbushur profilin e tij në Facebook me fotografi me mbishkrimin “Merry Christmas” apo në shqip, Urime Krishtlindjet.

Qalaj, i cili u zgjodh si drejtor i Policisë se shtetit në muajin tetor, me sa duket ka anashkaluar problemet e shumta me të cilat përballet policia, dhe ka vendosur që të ndalojë prezencën e ushtruesve të detyrës në xhami me uniformë ne trup.

Kjo njëanshmëri fetare sigurisht që prekë të gjithë ata policë që kur nuk kanë qenë në krye të detyrës nuk e kanë hequr uniformën por janë paraqitur ashtu si ishin sidomos në namazin e Xhumasë.

Tani mbetet për tu parë nëse pas këtij ndalimi, policia e Kosovës do të bëhet me funksionale se kurrë ndonjëherë./ mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne