Uashingtoni më në fund kërkon fundin e luftës në Jemen

Kur kanë kaluar 44 muaj nga agreisoni i regjimit Saudit kundër popullit jemenas, Sekretari i mbrojtjes dhe sekretari i jashtëm i Amerikës, kanë kërkuar fundin e luftës kundër Jemenit.

Ditën e martë me anë të një deklarate, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo njoftoi nisjen e negociatave për paqe në Jemen të monitoruara nga OKB dhe nga forcat e koalicionit të kryesuar nga regjimi Al Saud dhe nga forcat jemenase të futura në konflikt kërkon të futen në bisedime për t’i dhënë fund luftës. Ndërsa James Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes ka thënë se bisedimet mes palëve në luftën në Jemen duhet të fillojnë brenda 30 ditësh. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne