Udhëheqësi i Nusra-s gjendet në spitalin Antakya i plagosur rëndë

Është raportuar se udhëheqësi i Hayat Tahrir al-Sham (Nusra,) Abu Muhammad al Julani (emri i tij i vërtetë Ahmed Husein al Shara) është lënduar rëndë në kokë dhe është dërguar në spitalin Antakya.

Sipas RIA Novosti i Sputnik në gjuhën arabe, një burim nga spitali Antakya ka treguar se një përson është sjellur n Spitalin Shtetror t Antakya, pasi ishte lënduar rëndë në kokë si pasoj e një shpërthimi të bërë të hënën mbrëma në qytetin Idlib të Sirisë.

Ky burim ka thënë se shrapneli me të cilin ai ishte goditur në kokë, i ka shkaktuar tronditje të trurit dhe se ai është futur në operacion, dhe ka njoftuar se: “Personi i sjellur në Spitalin Shtetëror të Antakya Abu Muhammad al Julani.”

Burimi shtoi se al Julani është marrë në kujdes intensiv dhe se gjendja e tij është e rëndë.

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne