Udhëzimi i ish ministrit Gramoz Ruçi për policinë 1991-shin: Paralizoni turmat, qitësit të jenë të përgatitur

Sot Shoku Gramoz Ruçi, ose siç është llagapi i tij i vërtetë Gramoz Ruçaj në komunizëm, nisi zyrtarisht detyrën e tij të dytë si shtetar në Shqipëri. Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë ai rezulton të jetë ministri i fundit i Brendshëm i cili bart mbi shpatulla përgjegjësinë e për masakrën e 2 Prillit në Shkodër, ku ekzekutuan 4 të rinj shkodranë që protestonin kundër regjimit Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Çeka dhe Nazmi Kryeziu.

Ndërsa nga sot i njëjti komunist i dikurshëm, shoku Gramoz Ruçi, do të jetë për 4 vitet e ardhëshme Kryetar i Kuvendit në Republikën e Shqipërisë. Shoku Gramoz me ndjesinë totalitare që e karakterizon, nuk e pati për turp që të vërë veten e tij në shërbim të regjimit të Edi Ramës, ashtu si dikur për regjimin dekadent të Ramiz Alisë, qoftë edhe për 3 muaj.

Por ndërsa asqerët mediatikë të Edi Ramës po mundohen me çdo kusht të gjejnë paralelizma për Gramoz Ruçin dhe Lulzim Bashën si ish ministra të Brendshëm, ndërsa në të njëjtën kohë po bëjnë çmos të thonë se në vitin 1991, Gramoz Ruçi bëri thjeshtë detyrën e tij duke vrarë 4 të rinj të pafajshëm harrojnë një detaj të vogël.

Atë se ka qenë pikërisht ish ministri i Brendshëm, Gramoz Ruçi që ka firmosur për detajet e ruajtes së sigurisë së regjimit komunist në protestën e 2 Prillit në Shkodër kur udhëzonte vartësit e tij me këtë memo: “Goditini ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga turmat mund të goditnin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur, forcat tona që përleshen me turmat të mos shkojnë të armatosura. Gramoz Ruçaj”.

Sot deputetët e opozitës në sallë janë të paralajmëruar. Duke qenë se shoku Gramoz nuk e duron dot mendimin ndryshe dhe demokracinë që shpesh herë në sallën e Parlamentit e tjekalon rregullin e shkruar, ata duhet të bëjnë kujdes kur flasin nga vendi pa leje apo dalin në foltoren e kuvendit.

Përpara se të bëjnë këto veprime “të pamenduara”, le ti herdhin njëherë një sy lartësive dominuese të Kuvendit, fundja Parlamenti ynë ka treguar mëse njëherë gjatë këtyre viteve pluralizëm, se nuk është aspak vendi më i sigurtë në Shqipërisë…, e kundërta është e vërtetë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne