UKRAINA THIKË ME DY TEHE…!

Savash VELIU
Dita ditës ujërat rreth Ukrainës po nxehen. Ukraina mund të kaloj më keq se Gjeorgjia nëse bëhet fjalë për provokimin e nxitur nga SHBA-ja dhe Britanisë edhe të BE-së të cilët e tradhëtuan herën e parë. Unë nuk kam parë që perëndimi të ketë fituar ndonjë luftë kundër Rusisë. E vetmja gjë që bën perëndimi është të vendosë sanksione embargo, ajo nuk mund t’i shpallë luftë asnjë vendi që nga vitet 1950 pas luftës së Koresë që u tentua me Vietnamin por kaluan Amerikanët me NATO forcat katastrofalisht.
Rusia nuk ka mundësi të humbasë, ajo do të rëndohet dhe nëse shpërthen lufta, Rusia do të dëshirojë ta përfundojë punën nga toka. Ajo nuk i beson asaj që është në qiell, ajo do të dëshirojë të marrë rezultate shpejt nga toka. Ukraina nuk ka shumë mundësi. Nëse bën një surprizë, mund të ndodhë një katastrofë e madhe, raketat mund të përziejnë gjithçka, mund të vjen deri te lufta bërthamore.
Ukraina ka besimin në dronet luftarake turke që shpartalluan armët tokësore ruse në Karabah e gjetiu, këtu edhe Rusia nuk e ka lehtë.
Rusia nëse futet në luftë me Ukrainën dhe nëse NATO qëndron pas Rusia së fundi mund të liroj Donbaskun por asessi Krimen sepse ajo është e vetmja dalje e Rusisë në Mesdhe ndryshe mbetet vetëm të peshkoj në Detin e Zi.
Turqia në këtë rast do përcjell baraspeshat mes NATO dhe Rusisë duke kërkuar të rihap konfliktin e papërmbyllur në Karabah nëse shpërthen konflikt mes Ukrainës dhe Rusisë atëherë do dëboj rusët nga tokat azere drejt Armenisë. Turqia rishikon çdo opcion edhepse me Rusinë është ortak strategjik sërish në shumë çështje kanë mosmarrveshje të mëdha si në në Libi ashtu edhe në Siri ku Rusët i përmbajnë terroristët e PKK-YPG nën ombrellën Ruso-Amerikane. Terroristët e PKK-YPG janë elemente që nuk mund të përballen me forcat e rregullta ushtarake turke pa mburojën e dy të parëve në konfliktet e drejpërdrejta ushtarake që u dëshmua me operacionet turke ku u asgjësuan gatise të gjitha celulat e PKK-së brenda Turqisë dhe Irakut verior.
Tani Turqia mund të shfrytëzoj krizën ukrainase si arbitrrim të mirë të krizëz me Ukrainën duke goditur armët e blinduara ruse me dronet TB-2 në anën tjetër të rit dozën që edhe Gjorgjia të godas rusët në të njëjtë kohë duke e preokupuar me probleme ushtarake brenda kufirit rus që më lirshëm të manovroj në zhbërjen e problemeve në Siri dhe Libi e më gjërë në favor të Turqisë.
Ndërkohë Turqia nga kjo krizë ukrainase arriti të nxjerr një marrëveshje strategjike me Gjorgjinë për vendosjen e një Baze Ushtarake në Gjorgji prej frikës së Gjorgjisë nga Rusia.
Janë vetëm ca skenare të mundshme që mund të vijnë si rezultat i krizës së tensionuar rreth kufijve të Ukrainës dhe Krimes duke acaruar gjithë Detin e Zi të këthehet në një vatër të zjartë për gjithë rajonin me gadishullin Ballkanik që kohëve të fundit u stërmbush me armatimë nga NATO si në Shqipëri edhe Greqi, Turqia është vigjilente dhe jo rastësisht para ca ditëve testoi sistemet raketore S-400 në Detin e Zi si vërejtje ndaj dy palëve Rusisë dhe Amerikës për çdo rast eventual!
Rusia e ngushtuar pran kufijve të saj mundohet të zbusë e të neutralizoj krahun e NATO-së duke i ofruar Turqisë lëshime strategjike për prodhimin e përbashkët të Sistemeve Raketore më të reja S-500 dhe ndoshta vijnë edhe lëshime tjera politike që të largoj trysnin nga kufijtë e saja jug-perëndimore etj. Poashtu Amerika do mundohet të mbaj Turqinë përball Rusisë por çka do ofroj Turqisë për këtë dukuri vlen të shihet! Turqia mes dy strategëve botëror do mundohet të luaj rolin e balancueses mes dy palët në favor të vet duke ruajtur ekuilibrat të mos përshkallëzimit të saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne