Unaza e Re/ Tymuese dhe shashka, tensionohet situata para Bashkisë së Tiranës

Tensionohet situata para Bashkisë së Tiranës. Banorët e “Astirit” kanë hedhur tymuese, shashka dhe vezë në drejtim të fasadës së bashkisë.

Siç duket edhe nga imazhet, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe shashka shumë pranë punonjësve të policisë bashkiake, e cila është vendosur përmes një kordoni para godinës së bashkisë.

Kjo është dita e 12-të e protestës së banorëve që protestojnë ndaj projektit të zgjerimit të Unazës së Re, ndërsa thërrasin me me ovacione, “jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë”.

Ndërkohë, pas këtij momenti banorët tentojnë të hyjnë me forcë brenda ambienteve të bashkisë, duke shtyrë njëri-tjerin dhe duke u përplasur me policinë bashkiake.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne