UNICEF paralajmëron për rrezikun e vdekjes së më shumë se 200,000 fëmijëve Rohingia

Fondi i Fëmijëve i OKB-së ka paralajmëruar për vdekjen e më shumë se 200,000 fëmijëve Rohingia në Mianmar në zonën kufitare me Bangladeshin.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, zyra rajonale e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) në Australi tha të mërkurën në një deklaratë se gjendja e refugjatëve Rohingia në rajonin kufitar me Bangladeshin është shumë e rëndë dhe njoftoi se më shumë se 200,000 fëmijë që kanë udhëtuar në Bangladesh, kanë nevojë për ndihmë urgjente për të mbijetuar. Sipas këtij raporti, që nga 25 gushti, rreth 400,000 muslimanë Rohingia janë detyruar të largohen nga Mianmari dhe kanë udhëtuar në zonën kufitare të Bangladeshit, ku 60 për qind e emigrantëve janë fëmijë. Sipas UNICEF, sistemet e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve janë nevojat primare të emigrantëve Rohingia në rajonin kufitar me Bangladeshin. Fluksi i pashembullt i emigrantëve Rohingia nga Mianmari vazhdon në fshatrat kufitare të Bangladeshit vazhdon edhe më tej. Mijëra vetë janë vrarë ose plagosur dhe 400,000 të tjerë janë zhvendosur që kur ushtria e Mianmarit pushtoi muslimanët Rohingia në provincën perëndimore Rakhine, që filloi më 25 gusht. Muslimanët në Mianmar nuk kanë të drejtë për shtetësi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne