Unioni i Gazetarëve dënon kërcënimet e radikalëve skënderbegistë ndaj Rudina Xhungës

Unioni i Gazetarëve ka reaguar pas kërcënimeve të ditëve të fundit, që kanë nisur pas debatit mbi figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kercenimet verbale qe ditet e fundit kane vershuar neper hapesiren virtuale, rrjetet sociale si dhe ne blogjet e mediave te njohura ne gjuhen shqipe. Keto kercenime te shumta, ditet e fundit u jane adresuar edhe emrave te njohur ne debatin publik shqiptar si dhe gazetareve qe raportojne ngjarje dhe kane rol si moderatore ne emisione te ndryshme ku trajtohen tema rreth simboleve kombetare, identitetit kombetar shqiptar dhe identiteteve fetare dhe bindjeve fetare.

Rasti i koleges Rudina Xhunga apo edhe i analisteve dhe komentuesve te tjere, perben nje precedent te rrezikshem i cili nxjerr ne pah rrezikun qe i kanoset pluralizmit fetar, bashkejeteses nder-religjionare si dhe fjales e mendimit te lire ne shoqerine e sotme shqiptare.

Unioni i Gazetareve Shqiptare apelon se kercenime te tilla te shtuara jane rrezik themelor per lirine e mediave dhe te gazetarit ne Shqiperi dhe sidomos ne shoqerine e sotme shqiptare. per kete arsye apelojme prane autoriteteve ligjzbatuese dhe sidomos prane prelateve te feve qe bashkojne komunitetet fetare ne shoqerine tone per me shume solidaritet dhe refuzim ndaj akteve dhe individeve ekstremiste.

Shqiperia e vitit 2017 eshte nje vend europian qe aspiron te mbroje dhe respektoje thellesisht vlerat e shoqerise demokratike, vlerat e nje vendi me realitet te pakrahasueshem bashkejtues dhe mbrojtes te identitetit dhe simboleve qe garantuan ekzistencen tone kombetare ne shekuj.

Unioni i Gazetareve Shqiptare u kerkon organeve ligjzbatues te vendit te ushtrojne autoritetin e tyre ligjor dhe kushtetues ne mbrojtje te lirive tona si dhe kerkon identifikimin dhe venien para ligjit te kercenuesit virtual te koleges Rudina Xhunga”, thuhet në deklaratën e UGSH-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne