Unioni islamik turk në Gjermani kërkon uljen e tensioneve dhe thotë se Diyaneti turk do të vazhdojë të jetë referenca e tyre shpirtërore dhe fetare

Unioni Islamik Turk për Çështjet Fetare (DITIB) në Gjermani ka kërkuar uljen e tensioneve dhe kthimin tek “çështjet objektive”, duke iu referuar një debati të viteve të fundit në të cilin organizata u akuzua nga qeveria gjermane për spiunazh.

DITIB njoftoi të hënën se në mbledhjen e anëtarëve të bordit të mbajtur më 4 janar, organizata kishte zgjedhur një kryetar të ri të bordit dhe u shpreh se kishte pasur si qëllim të vetëm që të “qetësonte debatin që ka vazhduar për pothuajse tre vjet”.

Në një deklaratë për shtyp, unioni tha se gjatë tre viteve të fundit, ai ishte përballur me kritika të tepruara dhe pjesërisht të pabaza.

“Debati që e ndan çështjen në ‘ju’ dhe ‘ne’, dhe që i percepton muslimanët si të kundërt dhe problematikë, jo vetëm që i lëndon muslimanët në Gjermani, por gjithshtu helmon diskutimet dhe kulturën e komunitetit që kemi,” thote deklarata e cila gjithashtu shton: “Eshtë e nevojshme që urgjentisht të ulim tensionet dhe të kthehemi në çështjet objektive”.

Debati për DITIB-in, i cili aktualisht drejton më shumë se 900 xhami në Gjermani për komunitetin turk pothuajse 5 milionësh si dhe për grupet e tjera të pakicave myslimane, arriti kulmin kur qeveria gjermane e akuzoi organizimin për spiunazh në vitin 2016.

Në 2017, një hetim u nis nga prokuroria gjermane kundër disa imamëve të lidhur me DITIB-in mbi akuzat e spiunazhit. Policia gjermane bastisi shtëpitë e katër imamëve në shtetet Rhine-Westphali Veriore dhe Rheinland- Pfalz me pretendimet për kryerje të spiunazhit në emër të qeverisë turke kundër Organizatës Terroriste të Gylenit (FETÖ), grupi përgjegjës për drejtimin e grushtit të dështuar të 15 korrikut 2016 në Turqi.

Presidenca Turke e Çështjeve Fetare (Diyanet) i hodhi poshtë akuzat e spiunazhit që nga fillimi, duke vënë në dukje se asnjë urdhër nuk i ishte dërguar DITIB-it, e cila është një organizatë e ndarë dhe e pavarur.

Përkundër akuzave zyrtare të Gjermanisë, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) në Rhein-Westphalian Veriore nuk gjeti prova që lidhnin DITIB-in me aktivitetet e spiunazhit.

Në deklaratën e tij të hënën, DITIB tha se është gati të bëjë pjesën e vet për të ulur tensionet, duke shtuar se Diyaneti në Ankara do të vazhdojë të jetë një referencë shpirtërore dhe fetare për organizatën.

Në deklaratë, DITIB deklaroi se konceptet liberale, konservatore dhe laike të Islamit Gjerman që u vendosën në kuadër të Konferencës Islamike të organizuar nga Qeveria Gjermane, nuk pasqyrojnë realitetin e Islamit në xhami.

Konferenca e Islamit Gjerman, e organizuar për më shumë se një dekadë nga Ministria e Brendshme gjermane, ngriti gjithashtu polemika në muajin nëntor për formacionin e saj dhe praktikat e tilla si shërbimi i mishit të derrit për drekë së bashku me alternativat e tjera.

“DITIB do të vazhdojë të jetë garantuesi më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm i të kuptuarit të Islamit të moderuar, bazuar tek burimet dhe arsyet, të cilat u adresohen të gjithë muslimanëve me të gjitha shërbimet, xhamitë dhe organizatat rajonale”, thuhet në deklaratë.

DITIB me qendër në Këln është një nga organizatat më të mëdha islame në Gjermani. Ajo u themelua në vitin 1984 si një degë e Diyanetit, organizmit më të lartë fetar të Turqisë. Për shumë vite, ai ka qenë një partner i qeverisë në shumë projekte integrimi dhe projekte kundër-ekstremizmit.

Kazım Türkmen, këshilltari i shërbimeve fetare në ambasadën e Berlinit, u emërua kryetar i ri i bordit drejtues të DITIB-it./dailysabh/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne