Ura e Karicës jashtë funksioni, fëmijët nuk shkojnë dot në shkollë

Prej 4 vitesh ura që lidh fshatin Fushë-Baz me fshatin Karicë në Bashkinë e Matit, ka dalë jashtë funksionit, pasi është pothuajse e shembur. Banorët e zonës shprehen se mosfunksionimi i kësaj ure ka bërë që të kenë vështirësi për të lëvizur.

Nga ana tjetër, ura është kthyer pengesë edhe për mësuesit dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Karicës. Nxënësit thonë se e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë kur ka reshje shirash.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu edhe një prej mësuesve të kësaj shkolle, Jetnor Hoxha thotë se dëmtimi i urës është bërë shkak që shumë nxënës janë larguar nga shkolla.

Banorët kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë në rivënien në funksion të urës, pasi do të detyrohen që të mos i dërgojnë fare fëmijët në shkollë.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne