Pasi qëndruan për disa orë para Ministrisë së Arsimit ku nuk morën përgjigje për 8 kërkesat e tyre, një grup studentësh u stacionuan para Kryeministrisë.
“Nuk lëvizim nga Kryeministria. Do rrimë këtu. Po rrimë tek sheshi i fjalës së lirë, do presim Ramën. Ndaj erdhëm këtu. Ne presim që të vijë Rama. Nuk lëvizim prej këtu deri sa të marrim përgjigjen përfundimtare. Qytetarët u sensibilizuan me ne dhe siç e shikoni ne jemi pajisur me ushqime dhe batanije. Na kanë sjellë edhe ujë”, thanë studentët.