Ushtarët e Izraelit plagosin dhjetëra palestinezë

Ushtarët e Izraelit kanë shkuar për mbrojtje të kolonëve hebrenj të cilët janë mbledhur për ritual në “Varrin e Jusufit” në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, ku kanë plagosur dhjetëra palestinezë që ndodheshin përreth.

Burimet palestineze të shëndetësisë kanë njoftuar gazetarin e AA-së se në sulmin e ushtarëve të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, janë plagosur 20 palestinezë, të cilët janë marrë në trajtim në spitalin Rifidya. Dy prej personave të plagosur me plumba të vërteta dhe plastike mësohet se janë gazetarë.

Kurse dhjetëra palestinezë të cilët u prekën nga gazi lotsjellës të hedhur nga ushtarët e Izraelit morën mjekim ambulator.

Sipas informacioneve nga dëshmitarët e rastit, incidenti ka ndodhur kur ushtarët e Izraelit kanë shkuar në rajon me arsye të mbrojtjes së hebrenjve fanatikë të cilët ndodheshin në “Varrin e Jusufit” për t’i kryer ritet fetare.

Hebrenjtë mendojnë se në këtë vend, i cili ndodhet në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, ndodhet varri i profetit Jusuf. Por përkundër kësaj arkeologë të shumtë shprehin se ky varr ka një të kaluar vetëm disa shekullore dhe se ky mendim nuk mund të jetë i vërtetë. Arkeologët thonë se varri i përket një muslimani të quajtur Yusuf ed-Duveykat.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne