Bota

Ushtarët izraelitë arrestojnë 20 palestinezë në Bregun Perëndimor

ipas deklaratës së bërë me shkrim nga ushtria izraelite, në bastisjet e bëra gjatë natës në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, u ndaluan 20 palestinezë me pretendim për “implikim në akte terroriste”.

Në deklaratë u bë e ditur se palestinezët në fjalë u dërguan në qendrat e paraburgimit në rajon.

Forcat izraelite shpesh herë bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, që mbajnë të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Disa prej palestinezëve të arrestuar, ndër të cilët ka edhe gra e fëmijë, gjë që është kthyer në rutinë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, mbahen me ditë të tëra në qendrat e paraburgimit.

Sipas burimeve zyrtare palestineze, në burgjet izraelite gjenden 500 të burgosur administrativë dhe mbi 5 mijë e 700 palestinezë, ndër të cilët edhe 230 fëmijë.

Palestinezët, të cilët i ka quajtur “të burgosur administrativë”, Izraeli mund t’i ndalojë nga 1 deri në 6 muaj duke u bazuar në shërbimin informativ sekret. Nëse vendoset se i arrestuari “përbën rrezik për sigurinë e Izraelit”, gjyqtari ushtarak mund ta burgosë të arrestuarin deri në 5 vjet, edhe pse ky i fundit as që nuk ka marrë pjesë në krim./ trt

OPINIONE